Nicki Minaj e ka kthyer “goditjen” lidhur me akuzat për shkelje të të drejtave të autorit nga këngëtarja Tracy Chapman.
Reperja e shtyu publikimin e albumit të saj “Queen” për një javë në gusht, me shpresën që do ta merrte lejen e Chapman për të huazuar pjesë nga kënga e saj e vitit 1988, “Baby Can I Hold You”, në këngën “Sorry”.
Kur u bë e qartë që të dy palët nuk kishin të ngjarë të arrijnë marrëveshje, ylli i hitit “Anaconda” nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse ta tërhiqte nga albumi këngën, në të cilën përfshihej ish-i dashuri i saj Nas, por, para se të merrej vendimi përfundimtar, DJ njujorkez Funkmaster Flex e kishte gjetur një kopje të Sorry dhe e kishte postuar atë në mediat sociale, duke e shtyrë Minaj që ta shkruante tweetin (tani të fshirë), “Motra ka thënë jo”, duke aluduar në faktin që Chapmanit nuk i pëlqeu ideja që kënga e saj të përdorej në ndonjë këngë repi.
Këngëtarja e Fast Car më pas ngriti padi kundër Minaj në tetor, kur gjithashtu e kërkoi një urdhër që do ta ndalonte yllin e hip-hopit që ta përdorte përsëri këngën dhe kërkoi dëmshpërblime të paspecifikuara.
Nicki tani i është përgjigjur padisë duke insistuar që ajo nuk ka bërë asgjë gabim, duke argumentuar se mostra në fjalë bie nën kategorinë e përdorimit të drejtë të ligjit për të drejta të autorit. Ajo e pranon se e kishte regjistruar Sorry para se ta merrte lejen, por më parë insistoi se nuk e kishte idenë se kjo e paraqiste një mostër dhe deklaroi se kur e zbuloi këtë, menaxherët e saj u përpoqën shumë herë që ta merrnin miratimin e Chapman.
Minaj vazhdoi të pohojë se këngëtarja/kompozitorja nuk i zotëron më të drejtat e “Baby Can I Hold You”, dhe po kërkon që i tërë rasti të hidhet poshtë, raporton The Blast.