Nicki Minaj duket se ka gjetur të dashurin e saj.
Kështu së paku nga një postim në rrjetin social Twitter, ku ajo konfirmon se ka dashuri “për djalin e ri”.
Është e pa qartë kush është personi që e do Nicki, por ajo ka aluduar se tashmë ka të dashur.
Edhe pse ka gjetur djaloshin e ri të asj, Nicki thotë se nuk e ka lidhjen për seriozisht.
“Unë vetëm po relaksohem. Unë gjithmonë kam qenë në ildhje gjatë gjithë jetës time. Që nga mosha 15 vjet kam qenë në lidhje. Tash jam single dhe jam më e lumtur për herë të parë. Jam më e lirë”, u shpreh Nicki.
Ajo shtoi se asnjë lidhje e saj nuk mund të jetë serioze edhe pse të dashurit e saj pretendojnë një gjë të tillë.
Nicki aktualisht po shijon suksesin e albumit të saj më të fundit.