Artisti Nicky Jam është goxha aktiv në projekte të reja muzikore.
Ai sapo ka sjell këngën e re që mban titullin”Jaleo”, ku vjen në bashkëpunim me Steve Aokin, shkruan lajmi net.
Kjo këngë e tyre është tejet ritmike së cilës ia ka bashkangjitur edhe videoklipin atraktiv me përplot vajza seksi.
Këngëtari amerikan, Jam, u bë më i njohur për publikun që nga Kampionati Botëror “Russia 2018” i cili bëri mbylljen e Botërorit bashkë me Will Smith dhe artisten shqiptare, Era Istrefi me këngën “Live it up”.
“Good vibes”, “Travesuras”, “El Perdon”, janë vetëm disa nga projektet e Nickyt që u mirëpritën nga publiku.