Një aktakuzë e re nga Prokuroria e Specializuar e Hagës është ngritur më 23 prill. Prokurori i Specializuar ka njoftar kryetaren e Dhomave të Specializuara të Gjykatës, Ekaterina Trendafilova, se ka ndërmend të fillojë një procedim të ri penal.
Nicollas Guillou është caktuar gjykatës i procedurës paraprake për t’u marrë me aktakuzën e tretë të ngritur nga prokuroria e Specializuar e Hagës, shkruan lajmi.net.
Njoftimi për këtë u bë sot nga Prokuroria e Specializuar, teksa po ashtu u bë e ditur se kërkesa në drejtim të Gjykatës është proceduar më 23 prill.
Francezi, Nicollas Guillou është gjyqtar i procedurës paraprake që është caktuar edhe për dy rastet e mëhershme të aktakuzave të ngritura nga Prokuroria. Brenda gjashtë muajve, i njëjti në bazë të fakteve dhe provave të paraqitura në aktakuzë, do ta ketë mundësinë ta hedhë poshtë atë osë ta konfirmojë atë.
Por kush është Nicollas Guillou?
Nicolloas Guilliu ka qenë që nga viti 2015, shef i kabinetit të Kryetarit të Tribunalit Special për Libanin.
Që nga vitit 2012, ai u emërua prokuror ndërlidhës i Francës në Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ndihmoi në bashkëpunimin gjyqësor midis dy vendeve për çështje penale dhe civile, veçanërisht për kundërterrorizmin, praktikat e korrupsionit në vende të huaja dhe krimin kibernetik.
Gjatë periudhës 2006-2012, gjykatësi Giju shërbeu në poste të ndryshme në Ministrinë e Drejtësisë së Francës si zëvendëskreu i seksionit për të drejtën tregtare, këshilltar për çështje penale dhe këshilltar për çështje diplomatike.
Nga viti 2003 deri më 2006, gjykatësi Giju punoi si gjykatës hetimor në gjykatën e Mosë (Meaux), afër Parisit, ku trajtoi çështje të ndryshme penale si vrasje të qëllimshme, krimin e organizuar dhe krimin financiar.
Përmbajtjet e tri aktakuzave në fjalë do të jenë konfidenciale, deri në momentin kur e njëjta të konfirmohet nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake.