Ajo është këngëtarja që njihet për zërin engjëllor dhe pamja e saj në premierën e Los Angeles ka dhënë po të njëjtën përshtypje.
38-vjeçarja dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan të bardhë në premierën e filmit të animuar të Disneyt, Moana.
Ajo e kompletoi pamjen me një palë taka të larta Stiletto, të cilat i kishte kombinuar me byzylykun he unazën.
Pamjes së saj ajo i kishte shtuar dhe një lule plumeria të cilën e kishte vendosur pas veshit duke i dhënë vetes hijeshinë ishullore.