Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, ka njoftuar një bllokim në qytetet e Lagos dhe Abujsa në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Kufizimet, të cilat do të fillojnë nga ora 11 sipas orës lokale (22:00 GMT) të hënën, do të vlejnë edhe për shtetin Ogun, i cili kufizohet me Lagosin.
Bllokimi do të hyjë në fuqi për një periudhë fillestare prej 14 ditësh, raporton BBC.
Buhari tha që të gjithë do të duhet të qëndrojnë në shtëpi, të gjitha bizneset dhe zyrat do të duhet të mbyllen, dhe vetëm dyqanet ushqimore, spitalet dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve thelbësore do të mbeten të hapura.