Nik Xhelilaj, sonte shfaqet në episodin e ri të serialit “Sulltan Abduhamidin”

Prishtinë | 17 Nën 2017 | 13:39 | Nga

Pa bujë të madhe në media, ai po vazhdon rrugëtimin e suksesit në arenën ndërkombëtare.

Nik Xhelilaj ka lënë pas vetes një numër të madh të projekteve filmike jashtë vendlindjes.

Ai së fundi do të paraqitet në një serial, i cili po thyen shikueshmëritë në shtetin turk, “Payitaht: Abdülhamid”.

Aktori shqiptar luan rolin e Marcos, i cili është edhe kundërshtar i madh i Sulltant Abdulhamidit.

Niku ka publikuar një fragment të videos në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke e grushtuar një truproje të sulltanit, i njohur me emrin Murat.

Kujtojmë se episodin më të ri ku shfaqet edhe aktori shqiptar mund ta shihni sot me fillim në ora 18:00 në televizioni publik turk, TRT.

Ndryshe, Xhelilaj është duke punuar edhe në projekte të reja filmike, ku do ta shohim në ekranet e mëdha gjatë vitit të ardhshëm.

https://www.instagram.com/p/BblmP0tDvtp/?taken-by=nik_xhelilaj

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme