8 Dhjetori është mbrëmja ku në Sanya të Kinës do të mbahet konkursi i bukurisë ndërkombëtare. 128 vajzat do të jenë në finalen e “Miss World 2018”.
Nikita Preka është bukuroshja nga Lezha e përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë garë prestigjioze të bukurisë në botë.
26 vjeçarja ka mbaruar studimet universitare për Financë në Angli, në Universitetin “Sunderland University”.
Nikita që në moshë shumë të vogël ka shprehur dëshirën për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe të japë kontributin e saj në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve.