Nimani kritikon Qeverinë për manipulimin me statistikat e papunësisë

Prishtinë | 17 Dhj 2024 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Arton Nimani, kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kritikon qeverinë dhe politikat e saj për trajtimin e papunësisë, duke argumentuar se ato janë të pasakta dhe të manipuluara.

Në shkrim, Nimani përdor shembuj konkretë, si konkursin për Zyrtar të Skemave Pensionale, ku 137 profesionistë të rinj janë përzgjedhur për një pozitë të vetme, për të theksuar konkurrencën e ashpër dhe mungesën e mundësive reale të punësimit për ata që kanë investuar vite të tëra në arsim.

Ai kritikon Kryeministrin Kurti dhe Ministrin Murati për deklaratat e tyre mbi mirëqenien dhe papunësinë prej 10.7%, duke theksuar se kjo shifër është larg realitetit dhe krijon një imazh të rremë të mirëqenies.

Të ngjashme