Nimani: Ponosheci dhe Babaj i Bokës janë shembuj të përkushtimit ndaj Kosovës

Prishtinë | 28 Jan 2025 | 20:22 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga koalicioni “Për Kosovën Fituse”, Artan Nimani, ka vlerësuar banorët e fshatrave Ponoshec dhe Babaj i Bokës për përkushtimin e tyre të palëkundur ndaj vlerave kombëtare dhe mbështetjen për një Kosovë më të fortë dhe më të drejtë. Gjatë një tubimi madhështor, banorët e këtyre fshatrave shprehën mbështetje të fuqishme për Koalicionin për Kosovën Fituese, me numrin 137.

Nimani theksoi se këto fshatra kanë qëndruar historikisht pranë Ramush Haradinajt në periudha të vështira, dhe vazhdojnë të jenë simbol i sakrificës dhe qëndresës. Ai po ashtu theksoi se fryma e unitetit dhe mbështetja e madhe e banorëve për vizionin e Koalicionit janë një garanci për fitoren dhe ndryshimin që i nevojitet Kosovës.

“Me numrin 25, unë, si përfaqësues i zërit tuaj në Parlament, angazhohem të mbroj dhe avancoj interesat e qytetarëve, duke u siguruar që kërkesat dhe nevojat e juaja të jenë gjithmonë në qendër të vendimmarrjes,” theksoi Nimani, duke premtuar përkushtim të plotë ndaj qytetarëve.

Të ngjashme