NimiTV i bashkëngjitet fushatës #rriNshpi, dhuron 3 muaj abonim falas për shqiptarët në diasporë.

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Përderisa në vendin tone kompanitë e shumta janë duke përkrahur fushatën sensibilizuese #rriNshpi,

NimiTV ka vendosur t’I bashkëngjitet kësaj fushate, por duke menduar për shqiptarët e diasporës!


Kështu, NimiTV ka vendosur që të ofrojë 3 muaj abonim FALAS për të gjithë shqiptarët e diasporës të cilët nuk e posedojnë platformën e NimiTV.Në këtë mënyrë, familjarët dhe miqtë tanë të cilët jetojnë në diasporë do ta kenë mundësinë të argëtohen dhe t’iu lehtësohet qëndrimi në shtëpi gjatë periudhës së karantinës.

NimiTV mund ta shikoni pa dekoder, mjafton ta shkarkon  aplikacionin e NimiTV në Samsung Smart TV apo LG Smart TV.


Të gjithë shqiptarët e diasporës mund të aplikojnë për t’u abonuar falas, duke klikuar KËTU.


Pasi të keni plotësuar formularin, ju do të pranoni username dhe password në e-mailin tuaj.

Të ngjashme