Nintendo mund të rris spektrin e saj të lojërave mobile përtej Super Mario Run, ka bërë të ditur presidenti i kompanisë.
Sipas tij, kompania është duke konsideruar sjelljen e dy deri në tri lojërave në një vit, duke filluar nga viti 2017.
Platformat mobile së shpejti do të kenë edhe lojërat e reja të Nintendo-së si Fire Emblem dhe Animal Crossing, së bashku me versionin Android të lojës Super Mario Run.
Super Mario Run është hyrja e parë e kompanisë në tregun e lojërave mobile, pas aplikacionit Miitomo. Mario vjen me aventurat e tij në pajisjet iOS me versionin fillestar që është pa pagesë dhe versionin e plotë që kushton 9.99 dollarë.
Loja është shkarkuar më shumë se 40 milion herë. Në këtë mënyrë, nuk është e pa-pritshme që Nintendo dëshiron të zgjerojë aktivitetin e tyre në këtë treg.