Nipi sulmon fizikisht gjyshin në Gjilan, arrestohet

Prishtinë | 27 Maj 2022 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një person në Gjilan pasi që ka sulmuar fizikisht gjyshin e tij, ka njoftuar policia të premten.

Sipas njoftimit, i dyshuari e ka goditur viktimën me kokë në fytyrë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-gjyshin e tij, duke u goditur me kokë në fytyrë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme