Nipit të Besnik Bislimit i kërkohet dorëheqja nga njëra pozitë, Agjencia Kundër Korrupsionit nxjerr vendimin

Prishtinë | 29 Jan 2022 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Agjencia Kundër korrupsionit ka nxjerr vendim ku ka konstatuar se Gëzim Tosuni nuk mund të mbajë njëkohësisht dy pozita, atë të anëtarit në Këshillin Shtetëror për Njohje në kuadër të MASHT-it dhe atë të anëtarit në Këshillin Shtetëror të Cilësisë.

Si rezultat, nga AKK-ja thonë se varësisht se nga cila pozitë vendos të dorëhiqet Gëzim Tosuni, Agjencia Kundër Korrupsionit duhet informuar brenda afatit prej shtatë ditëve për vendimin që ka marrë Tosuni.

Kërkesa në adresë të Agjencisë Kundër korrupsionit për të shqyrtuar nëse ka konflikt interesi në rastin e Gëzim Tosunit ka shkuar nga Kumrije Gagica e cila mban pozitën e Udhëheqëses së Divizionit për Njohje në kuadër të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

“Nga sa u tha më lartë, Agjencia konstatoi se ushtrimi i njëkohshëm i pozitës së anëtarit të KSHNJ-së MASHT-it dhe pozitës së anëtarit të KSHC-së bie ndesh me dispozitën 11, paragrafi 1.4 të LPKI-së dhe si i tillë duhet të evitohet”, thuhet në vendim.

Vendimi i plotë:

https://drive.google.com/file/d/14uOJB3uwa9ldAMMFDeMSfWg-bar6XPdp/view

Të ngjashme