Nis aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore në platformën e-Kosova

Prishtinë | 15 Gus 2025 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se nga sot ka filluar aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve mësimore për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 9-të.

Ashtu si në dy vitet e fundit, mjetet do të transferohen në xhirollogaritë bankare të prindërve:

📘 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5;

📗 80 euro për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 (për fletore pune dhe materiale mësimore).

Tekstet shkollore do të përdoren nga gjeneratat e mëparshme, në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr.13/2016. Verifikimi i aplikimeve do të bëhet nga shkollat përkatëse, ndërsa pas konfirmimit do të bëhet transferi i mjeteve.

Të ngjashme