Nis asfaltimi i segmentit të katërt të rrugës Prishtinë – Podujevë

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj,  i shoqëruar nga drejtori i Urbanizmit të Podujevës, Hamdi Jaha, të mërkurën vizitoi fillimin e asfaltimit të segmenti i katërt të zgjerimit të rrugës Rajonale, Prishtinë – Podujevë. Ky segment ka gjatësi prej 1.4 kilometra.​

Projekti po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë si pjesë e  investimeve të Ministrisë së Infrastrukturës për modernizimin e infrastrukturës rrugore në vend.

Në prononcim për medie, ministri Lekaj deklaroi se kjo rrugë ka ndikim pozitiv në zhvillimin e kësaj ane, duke lehtësuar qarkullimin e lirë të mallrave dhe qytetarëve të Podujevës, por edhe tërë Kosovës. Ministri Lekaj ka kërkuar që pa e humbur cilësinë dhe dinamikën e punimeve, ky segment të përfundojë brenda këtij muaji.

Ndërkaq drejtori i Urbanizmit të Podujevës, e ka falënderuar ministrin Lekaj dhe Ministrinë e Infrastrukturës, për vendosmërinë e treguar në realizimin e këtij projekti me rëndësi për Podujevën dhe qytetarët e saj.

Të ngjashme