Oda e Veterinarëve të Kosovës (OVK) dhe TIK-a, kanë gjetur gjuhën e përbashkët të bashkëpunimit. Kështu u bë e ditur në takimin mes kryetarit të OVK-së, Arben Sinani dhe shefi i zyrës së TIKA-s për Kosovë Hasan Burak Ceran.
I pari i OVK-së, shpalosi projektet me interes për të dyja palët, për çka edhe mori mbështetjen e parezervë të TIKA-s.
“E njoftova për OVK, kur është themeluar, si funksionon, detyrat dhe qëllimet, statutin që ka momentalisht, synimet tona për ligjin e odës, bashkëpunimin me odat në rajon, bashkëpunimin me institucione të Republikës se Kosovës si dhe kërkuam mbështetja nga TIKA për projekte të ndryshme”, tha kryetari i OVK-së, Arben Sinani.
E shefi i zyrës së TIKA-s për Kosovë, premtoi mbështetje jo vetëm për projektet e shpalosura.
“Ne do jemi edhe urë lidhëse e fillimit të bashkëpunimit në mes të Odës së Veterinarëve të Kosovës dhe asaj turke”, tha Hasan Burak Ceran.
Po ashtu, TIKA, ofroi mbështetje edhe në sjelljen ekspertëve veterinar nga Turqia që të mbajnë trajnime profesionale për veterinarët e terrenit, si nga ana praktike, njashtu edhe teorike.
U diskutua edhe mundësia e shkuarjes se veterinarëve tanë në Turqi për të fituar përvoja dhe eksperienca të reja.