Nis dialogu strategjik SHBA-Serbi, Gjuriq e quan hapje të një kapitulli historik pas takimit me Sekretarin Rubio

Prishtinë | 17 Kor 2026 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Marko Gjuriq, ministër i Jashtme i Serbisë, ka njoftuar se sot, Serbia ka nisur dialogun strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilin, ai e ka vlerësuar si ‘’përparim i rëndësishëm në marrëdhëniet’’ mes dy vendeve, e jo vetëm si një ‘’hap procedural’’.

Gjurqi, i cili është takuar me sekretarin amerikan, Marco Rubio, ka uruar edhe që, ky moment të shërbejë si ‘’një bazë e rëndësishme për bashkëpunim edhe më të fortë’’.

“Isha i kënaqur që sot, së bashku me kolegun tim të nderuar, Sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio, hapëm një kapitull vërtet historik për dy vendet tona. Nisja e Dialogut Strategjik nuk është thjesht një hap procedural; është një përparim i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, i cili do të mundësojë vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet ministrive dhe institucioneve qeveritare të të dyja vendeve, pavarësisht ndryshimeve politike në secilin shtet.

Uroj që ky moment i rëndësishëm të shërbejë si një bazë e qëndrueshme për bashkëpunim edhe më të fortë, prosperitet dhe mirëkuptim të ndërsjellë mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara për shumë vite në vijim”, ka shkruar ai.

Të ngjashme