Nis dobësimi i valutës shqiptare

Tiranë | 05 Sht 2018 | 17:13 | Nga

>
Shtatori ka nisur me një dobësim të vlerës lekut ndaj monedhave ndërkombëtare. Pas shqetësimeve për muaj më radhë në veçanti të eksportuesve, euro ka filluar të vlerësohet. Nga ecuria e dy ditëve të fundit duket se euro po shkon drejt 127 lekëve.

Vlerësimi i euros ndaj lekut vijon prej gati dy javësh. Krahas ndërhzrjes së Bankës së Shqipërisë, në këtë drejtim ka ndihmuar edhe ulja e fluksit të turizmit.

Në pikat e këmbimit valutor, edhe dollari është vlerësuar ndaj lekut, duke u treguar me gati 109 lekë.

Prithsmëritë e agjentëve të këmbimit, janë për vlerësim të mëtejshëm të euros ndaj lekut, por ata theksojnë se parashikimet mund të mos vlejnë shumë. Prej rreth dy vitesh tashmë, kursi i këmbimit është prekur më pak nga efektet sezonale.

Prania e parave në formë informale në treg, mund të sjellë sërish surpriza. Në fillim të muajit gusht një euro zbriti në nivelet më të ulëta të 10 viteve të fundit, duke u këmbyer me 124.5 lekë.

Në numrin e fundit të Revistës, ekonomistët kishin paralajmëruar se mbiçmimi i lekut do të ishte i përkohshëm dhe euro pritej të vlerësohej.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme