Nis fushata për të drejtat pronësore të grave në Viti

Prishtinë | 19 Kor 2016 | 10:04 | Nga

Ambasadori i ShBA-ve në Republikën e Kosovës, Greg Delawie, i shoqëruar nga Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti si dhe Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi do të marrin pjesë në nisjen e fushatës për të drejtat pronësore bazë me qytetarë në Viti.

USAID-i, përmes Programit për të Drejtat Pronësore, angazhohet në aktivitete për të ndryshuar qëndrimet dhe sjelljet shoqërore dhe për të adresuar çështjet e të drejtave pronësore në nivelin kombëtar dhe atë lokal.

Aktivitetet në këtë fushë adresojnë çështje që kanë rëndësi të madhe shoqërore, juridike, dhe ekonomike për Kosovën, duke përfshirë sfidat me të cilat ballafaqohen femrat gjatë sigurimit të pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme dhe shfrytëzimit të saj si dhe informalitetin në sektorin e trojeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme