Nis gara vendimtare për kontrollin e Senatit amerikan

Prishtinë | 05 Jan 2021 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Votimi në dy gara balotazhi në shtetin e Georgias ka nisur të martën, në një garë që përcakton nëse Partia Republikane apo ajo Demokratike do të kontrollojë Senatin amerikan.

Republikanët janë duke kërkuar rizgjedhjen e senatorëve Kelly Loeffler dhe David Perdue dhe të mbajnë kontrollin, ndërsa Demokratët po shpresojnë në vota për Jon Ossofin dhe Raphael Warnockun.

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, kishte fituar në nëntor 16 votat elektorale të këtij shteti, duke marrë 12 mijë vota më shumë.

Aktualisht Republikanët kanë avantazh 50-48 në Senat. Një fitore e tyre në Georgia do t’i jepte kësaj partie shumicën, por nëse fitojnë demokratët të dy ulëset, senati do të ndahej baras, me zëvendëspresidenten Kamala Harris që do të mund të hidhte votën vendimtare për Demokratët, pasi zëvendëspresidentja e shtetit është udhëheqëse e Senatit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme