Nis gjykimi i Rikallos pa publik “për shkak të mbrojtjes nga Coronavirusi”

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur gjykimi ndaj ish ministrit të Bujqësisë Nenad Rikallo, sekretarit të përgjithshëm të kësaj ministrie Kapllan Halimi dhe gjashtë zyrtarëve të tjerë.

Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton KOHA.

Në shqyrtimin fillestar të akuzuarit e kanë mohuar fajësinë. Në seancë me vendim të gjykatësit Arben Hoti, janë lejuar vetëm kamerat.

“Nuk lejohet prezenca e publikut bazuar në vendimin e Qeverisë të datës 11 mars 2020, për shkak të mbrojtjes nga koronavirus Covid-19”, ka thënë Hoti.

Të ngjashme