Nis gjykimi ndaj 22 policëve të veriut për keqpërdorim detyre, deklarohen të pafajshëm

| 16 Qer 2020 | 20:11 | Nga

22 pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ata po ballafaqohen me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare, kontrabandë dhe marrje ryshfeti.

Pjesë e aktakuzës në rastin e njohur si “zyrtarët e veriut” janë edhe 11 persona të tjerë, raporton KOHA.

Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzon policët se që nga viti 2017 deri në maj të 2019-s, në vazhdimësi, në bashkëkryerje me Dejan Vukashinoviqin, keqpërdorën detyrën zyrtare, duke mundësuar kontrabandimin nëpërmjet rrugëve ilegale e fitim të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme.

Të akuzuarve para se të fillonte seanca u është matur temperatura për shkak të pandemisë COVID-19. Po ashtu për shkak të numrit të madh të të akuzuarve, aktakuza u është lexuar në grupe

Zvezdan Spasojeviq, komandant i Stacionit policor të Zubin-Potokut, dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë rast mohuan fajësinë.

19 policë në veri të vendit ishin arrestuar në maj të vitit të kaluar gjatë një aksioni nga Policia e Kosovës e një polic ishte plagosur, ndërsa aktakuza ndaj tyre ishte ngritur më 18 maj të 2020-s.

Të ngjashme