Nis grumbullimi i serbëve në Gazimestan për festën e Vidovdanit

Prishtinë | 28 Qer 2020 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Numër i vogël i serbëve janë mbledhur sot në fshatin Gazimestan të Obiliqit, vend në të cilin për çdo vjet festojnë ‘betejën e Kosovës’ të cilët e konsiderojnë si fitore të tyre.

Në këtë ceremoni përkujtohet princi serb Car Llazari, që kishte vdekur në Betejën e Kosovë 627 vite më parë.

Ngjarja është duke u përcjellur nga Policia e Kosovës.

Për klankosova.tv ka folur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Policia është në vendin e ngjarjes dhe po e përcjellë këtë zhvillim. Deri tash gjithçka ka shkuar në rregull dhe nuk ka ndonjë incident, po ashtu patrullat e Policisë janë të vendosura në të gjitha pikat e planit operativ”.

Të ngjashme