Nis izolimi në Selanik, qytetarët protestë kundër kufizimeve

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Greqia vendosi izolimin e Selanikut dhe zonave përreth si pasojë e Coronavirusit.

Duke nisur prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm ndalohen aktivitetet e panevojshme, përjashtuar këtu marketet, furrat e bukës dhe farmacitë.

Ndalohet qarkullimi në rrugë pa një vërtetim dhe transporti për në ambjentet e punës do të bëhet vetëm me leje te posacme. Shkollat do qëndrojnë hapur por gjimnazet dhe sistemi universitar duhet të aplikojnë mësimin online.

Ky izolim është i ndarë me dy fasha orare që i takojnë ditës dhe natës dhe do të qëndrojë në fuqi për 14 ditë për të parë nëse do të ketë përmirësim në gjendjen me pandeminë.

Mbrëmjen e djeshme qindra qytetarë dolën në protestë kundër masave të qeverisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme