Nis konferenca Euroaziatike për Gjuhën dhe Shkencat Sociale në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

????????????????????????????????????
Prishtinë | 02 Shk 2021 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë ka nisur Konferenca e XI-të Euroaziatike për Gjuhën dhe Shkencat Sociale, e cila do të mbahet deri më 3 shkurt 2021.

Kjo konferencë organizohet nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe YADER.

Rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, në fjalimin e tij theksoi se është nder dhe privilegj të bëjë hapjen e punimeve të kësaj ngjarje të rëndësishme në emër të bashkorganizatorëve dhe partnerëve. Ai i falënderojë të gjithë ata që kontribuon në realizimin e kësaj konference, me të cilët shprehi besimin e tij se do të vazhdojë bashkëpunimi edhe në të ardhmen. “Përgjatë konferencës ju uroj sukses studiuesve nga vendi, rajoni dhe me gjerë,  në prezantimin e punimeve me tematika të  ndryshme për Gjuhën dhe Shkencat Sociale”.

Në hapje të konferencës, foli edhe z. Enis Kervan, Ministër nw detyrw i Zhvillimit Rajonal në Republikën e Kosovës, i cili përgëzoi për organizimin madhështor të konferencës, duke theksuar se Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ka arritur të promovojë Kosovën në 20 (njëzet) shtete të botës, shumica prej tyre që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

Në Konferencë po marrin pjesë me punime shkencore akademikë nga: Kosova, Shqipëria, Turqia, Maqedonia, Azerbajxhani, Bullgaria, Qipro, Hungaria, India, Izraeli, Kazakistani, Kirgistani, Letonia, Polonia, Rumania, Sri Lanka, Ukraina, Filipinet, Uzbekistani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Qëllimi i konferencës është të kontribuojë në zhvillimin shkencor duke diskutuar studimet e studiuesëve, si dhe ofrimin e një game të gjerë prezantimesh kërkimore me cilësi të lartë për të ndarë ekspertizën dhe njohuritë. Po ashtu, të mbështesë, inkurajojë dhe sigurojë një platformë për studiuesit e rinj, për të prezantuar kërkimet e tyre, për t’u lidhur me bashkësinë ndërkombëtare të studiuesve të rinj dhe për të kërkuar depërtimin dhe këshillat e studiuesve të suksesshëm gjatë konferencës.

Konferenca është e ndarë në 15 (pesëmbëdhjetë) sesione punuese, ku do të prezantohen 150 (njëqind e pesëdhjetë) punime shkencore, mbi 200 pjesëmarrës – prezantues vendorë dhe ndërkombëtarë, nga 20 (njëzet) shtete të botës. Gjuhët e konferencës janë në anglisht, shqip, turqisht, rusisht dhe në polonisht.

Punimet shkencore përbëhen nga fushat e temave për: ekonomi, gjuhësi dhe studime gjuhësore, drejtësi, shkenca të edukimit, psikologji dhe këshillim, studime të letërsisë, studime gjeografike, menaxhim dhe administrim biznesi, studime fetare dhe sociologji.

ECLSS është një konferencë akademike ndërkombëtare që kërkon të sigurojë një forum për prezantim dhe diskutim, duke ekspozuar kërkimet ndaj tendencave, zhvillimeve dhe sfidave më të fundit në fushën e shkencave shoqërore.

Të ngjashme