Ka nisur me ovacione Kuvendi Kombëtar i PD-së, gjatë të cilit pritet të bëhen disa ndryshime të rëndësishme në statut.
Tashmë në sallën e Pallatit të Kongreseve ka mbërritur edhe Berisha me bashkëshorten e tij Liri si edhe të gjithë delegatët.
Nga ky Kuvend pritet të bëhen ndryshime të tjera në statut, por më e rëndësishmja, për të shpallur 22 majin si datën për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së, duke theksuar këtu se Berisha e ka pranuar se ai do të jetë një nga kandidatët.
Mes ndryshimeve statutore pritet të jetë edhe përfshirjen automatikisht në Këshillin e ri Kombëtar të deputetëve të grupit, si dhe rikthimin e një sërë personaliteteve të larguar ndër vite.