Nis lufta tregtare, lira turke pëson rënie drastike kundrejt dollarit amerikan

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 14:44 | Nga

Lira turke ka shënuar një tjetër rënie historike kundrejt dollarit amerikan gjatë ditës së 5 prillit. Krejt kjo vjen mes shqetësimeve për një luftë tregtare dhe një sërë rreziqesh gjeopolitike dhe ekonomike.

Vlera e lirës ra në 4.03 kundrejt dollarit, apo 4.96 kundrejt euros. Dje herët, lira ishte në kuotat 4.01 kundrejt dollarit dhe 4.93 ndaj euros.

Humbja në vlerë e monedhës turke erdhi pas planeve të Kinës për të vendosur tarifa mbi më shumë se 100 produkte të ndryshme amerikane me një vlerë tregtare prej mbi 50 miliardë dollarë, vendim ky që erdhi vetëm disa orë pasi administrata Trump bëri propozime të ngjashme.

Tendenca e fundit e dobësimit erdhi gjithashtu një ditë pasi të dhënat zyrtare treguan se norma vjetore e inflacionit të vendit ishte ende mbi 10 për qind.

Sipas analistëve, inflacioni i lartë si dhe një përshkallëzim i rreziqeve gjeopolitike, kanë luajtur një rol kyç në rënien e vlerës së lirës turke.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme