Kryesia e Kuvendit sapo ka nisur mbledhjen e radhës, ku në rend dite janë pikat për seancat e kaluara dhe propozimi i rendit të ditës për seancën e re plenare.
Në rend dite është seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024, shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje, raporton Ekonomia Online.
Po ashtu, në rend dite është vazhdimi i Seancës së Jashtëzakonshme, të filluar më 16.10.2024, debati Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës ka këto pika: Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, votimi i Projektligjit nr.08/L-313 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore, votimi i Projektligjit nr.08/L-314 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale dhe votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore.
Në rend dite është edhe shqyrtimi i dytë Projektligjit nr.08/L-283 për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin nr. 05/L-087 për kundërvajtje, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-276 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga qeveria dhe ministrat, shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës, shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë, votimi për themelimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-324 për financimin e menaxhimit të resurseve ujore, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-325 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-326 kundër dukurive negative në sport./EO