Ka filluar me 20 minuta vonesë mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Në fillim të mbledhjes kryetari i Kuvendit, kadri Veseli ka pas një këshillë për gazetarët.
Kreu i Kuvendit u tha mediave që ishin në korridor “shkoni pini kafe se kem punë”.
Kjo ngase në rend dite janë një varg pikash të mbetura edhe nga senate e tjera, raporton Ekonomia Online.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit.
2. Vazhdimi i seancës plenare me pikat e papërfunduara më 16, 17, 18, 20 dhe 26 prill 2018:
1. Votimi i Projektligjit nr. 06/L-061 për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar,
2. Votimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e gjashtë (6) anëtarëve të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
3. Votimi i Propozim-Rezolutës nga Debati parlamentar, në lidhje me korrupsionin si kriter për liberalizim të vizave,
4. Votimi i rekomandimeve nga Debati parlamentar, në lidhje me sigurinë e fëmijëve në përdorimin e internetit në Kosovë,
5. Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca, në lidhje me reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën në sektorin e energjisë,
6. Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me Raportin e Progresit për Republikën e Kosovës,
7. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 05.03.2018, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës,
8. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar “Deputetët e Pavarur”, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” të nënshkruar me 20 dhjetor 2017,
9. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës.
3. Vazhdimi i seancës plenare me pikat e papërfunduara më 3 maj 2018:
1. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë për Ekstradim,
2. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit, znj. Aida Dërguti,
3. Votimi për Formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës.
4. Përgatitjet për seancë plenare të radhës:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Shqyrtimi i Vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës për kthimin e Ligjit nr. 06/L-016 për shoqëritë tregtare,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Amnistinë,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligji për Statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99,
6. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA) 2018-2022,
7. Shqyrtimi i Strategjisë shtetërore të ujërave në Kosovë 2017-2036,
8. Shqyrtimi i Planit të veprimit për biodiversitetin 2016-2020,
9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2017,
10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2017,
11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për ndihmë juridike falas për vitin 2017,
12. Propozimi i Grupit Parlamentar të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.