Sot, do të nis zyrtarisht funksionim i Dhomës së Monitorimit të Zhurmave dhe pajisjeve për matjen e zhurmës.
Monitorim i zhurmës është instaluar në lokalet e Gastronomisë.
Zyra pritet që punimet t’i nis në objektin e Inspektoriatit të Kryeqytetit, nga ora 10:30.
Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me përfaqësues të gastronomeve ka bërë një rregullore sa i përket zhurmës në kryeqytet dhe tash e disa muaj janë duke u njoftuar bizneset me dënimet që janë paraparë për ato lokale që nuk vendosin pajisjet për matjen e zhurmës, si dhe nuk respektojnë atë rregullore.