Ka filluar sot ndërtimi i xhamisë në Shupkovc të Mitrovicës.
Në këtë inaugurim të punimeve mori pjesë kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame.
Bahtiri bëri thirrje që ky vend të jetë thirrës në paqe dhe të shërbejë si lidhje mes njerëzve.
Ndërsa Irfan Krasniqi, kryetar i KBI-së në Mitrovicë, tha se janë të gatshëm të takohen me banorët që e kanë kundërshtuar xhaminë, t’ua dëshmojnë se nuk duan përçarje.
Në këtë ceremoni inaugurimi të këtyre punimeve, nuk pati incidente, por prezentë janë parë edhe policë.