Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e programit legjislativ të vitit 2019-të, të Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri Haradinaj ka paraqitur disa nga Projektligjet me të cilat do të plotësohet programi legjislativ, e në mesin e tyre kanë qenë edhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes IPA 2018 dhe Projekt Kodi Civil.
Kjo pikë ka marrë aprovimin e Qeverisë.