Nis në Prishtinë ndërtimi i Qendrës për Autizëm dhe Sindromin Down

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Qendra për Autizëm dhe Sindromën Down është duke u ndërtuar dhe do të jetë e gatshme shumë shpejt.

Ahmeti përmes një statusi në Facebook ka thënë se kjo qendër është bashkëfinancuar nga Komuna e Prishtinës, TIKA dhe shoqatat e Autizmit e Syndrome Down.

“Qendra për Autizëm dhe Syndromen Down po ndërtohet me shpejtësi të madhe. Qendra e bashkëfinancuar nga Komuna jonë, TIKA si dhe shoqatat Autizmi dhe Syndrome Down do të jetë qendra e parë dhe e vetme e këtij lloji në Kosovë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Image

©

Të ngjashme