Nis projekti “Kosova Shtet i Xhudos”

Prishtinë | 28 Tet 2022 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Ka filluar së zbatuari projekti “Kosova Shtet i Xhudos” bashkëpunim i Federatës së Xhudos së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës e Sportit e i mbështetur nga Qeveria e Kosovës.

Koordinatori i projektit Fatos Tabaku të premten e nisi rrugëtimin në shkollën fillore “8 marsi” në Pejë.

Aty më të vegjlit që ishin në numër më të madh i mësuan disa nga lëvizjet e sportit që i solli Kosovës suksesin më të madh, medaljen olimpike.

Në kuadër të këtij projekti është promovimi i sportit te xhudos nëpër gjitha shkollat e Kosovës.

Shumë shpejtë do të filloj implementimi i tij edhe në Prishtinë.

Më pas do të kalohet në Mitrovicë, Ferizaj e Prizren dhe nëpër të gjitha qytetet.

Ndryshe Tabaku bëri të ditur për klankosova.tv se së shpejti do të cakton datat për secilin qytet.

Kosova Shtete i Xhudos është projekti më i madh i mbështetur nga Qeveria.

Në 7 qendra të Kosovës do të ndërtohet nga një sallë vetëm për xhudo.

Të ngjashme