Demokratët kanë nisur protestën e tyre të përjavshme përpara Kryeministrisë.
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbërritur me makinë në vendin ku po mbahet “Foltorja”.
Krahasuar me javën e kaluar, ku protesta u pasua me trazira e hedhje molotovësh, këtë herë situata duket e qetë.
Numri është më i vogël krahasuar me më parë, por demokratët në protestë kanë vijuar me fjalimet e tyre.