Nis punën kompania britanike që do ta luftojë nepotizmin në Kosovë

Prishtinë | 31 Tet 2016 | 17:10 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kompania BDO LLP në partneritet me kompaninë A&DC, nga sot do të fillojë punën për t’i ndihmuar institucionet e Kosovës në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për postet e larta, në borde fillimisht duke sjell përvojë të re në institucionet publike të Republikës së Kosovës.

Kjo kompani është pjesë e 5 rrjeteve më të mëdha të shërbimeve profesionale në botë, e cila ka përvojë për më shumë se 30 vjet në dhënien e asistencës teknike.

Në bashkëpunim me institucionet përkatëse të Kosovës, kompania BDO në partneritet me A&DC do të jetë përgjegjëse për përgatitjen e listës së ngushtë të kandidatëve më të mirë për t’u përzgjedhur në pozitat e larta të shpallura.

Me këtë rast, zëvendësambasadori britanik, Tom Adams, tha se sot po hapet një kapitull i ri.

“Kosova dhe institucionet e Kosovës sot kanë rastin të hapin një faqe të re dhe me këtë të dëshmojnë se përkrahin interesat e qytetarëve të Kosovës. Sot është rasti që institucionet e Kosovës t’i shpallin luftë nepotizmit dhe me këtë edhe korrupsionit nëpër institucionet e saj”.

Kjo sipas tij i ka shkaktuar Kosovës dëme të mëdha dhe sigurisht se do t’i shkaktojë dëme edhe më të mëdha në të ardhmen nëse nuk parandalohet një gjë e tillë.

Ministria e Financave (MF) ditë më parë anuloi  konkursin për pozitën e drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës me qëllim që të pritet fillimi i punës së kësaj kompanie që pritet të japë ndihmesën në përzgjedhjen e të parit të doganës.

Të ngjashme