Konferenca e parë e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon ka nisur sot punimet e saj.
Delegacionet nga Prishtina, Tetova, Presheva dhe Ulqini do të qëndrojnë për dy ditë në Tiranë, ku do të diskutohen tema dhe projekte të ndryshme që rrisin bashkëpunimin dhe ndihmojnë zhvillimin e këtyre komunave.
Pesë fushat kryesore të diskutimit janë urbanizmi, mjedisi, investimet, transporti publik si dhe inovacionet.