Nis Samiti i Brdo Brijunit, Osmani dhe Vuçiqi në një tryezë

Prishtinë | 11 Sht 2023 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut ka nisur Samiti i Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunit.

Në këtë organizim është duke marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Ky takim po organizohet nga tri vende: Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Kroacia.

Vendet pjesëmarrëse janë edhe: Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi, , njofton klankosova.

Samiti i Brdo-Brijunit është një organizim shumëpalësh vjetor në Ballkanin Perëndimor, e iniciuar në vitin 2013 nga presidenti slloven Borut Pahor dhe ai kroat Ivo Josipoviq.

Të ngjashme