Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës – legjislaturës së shtatë, ka nisur zyrtarisht.
Seancën po e drejton deputeti më i vjetër në këtë legjislaturë, Jahja Koka, e ndihmuar nga Fjolla Ujkani deputetja më e re; që të dy nga Vetëvendosje.
Në sallë janë të pranishëm 111 deputetë, të mjaftueshëm për të proceduar vendimet.
Fillimisht, partitë kanë propozuar anëtarët e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
Më pas, në rend dite janë dhënia e betimit të deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.