Nis seanca ku do të diskutohet për zgjedhjen e presidentit, vetëm VV-ja në sallë

Prishtinë | 27 Pri 2026 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të diskutohet për zgjedhjen e presidentit të vendit, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu e ka thirrur seancën, të cilës i është referuar si “diskutim” lidhur me këtë temë.

Opozita e ka bojkotuar këtë seancë, ndaj në sallë është vetëm Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas vendimit të Kushtetueses, ka afat vetëm deri nesër që të zgjidhet presidentit i ri, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje të reja.

Të ngjashme