Ka nisur seanca e jashtëzakonshme plenare e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pikë e vetme e rendit të ditës është zgjedhja e Qeverisë së Kosovës. Në këtë seancë nuk po merr pjesë Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca raporton Ekonomia Online.
Kjo seancë vjen pak pasi ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, mandatoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë së re.
Gjatë paradites së sotme është konstituuar edhe Kuvendi i Kosovës, me zgjedhjen e katër nga pesë nënkryetarët.
Pozita e nënkryetarit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbetur e paplotësuar, pasi PDK-ja ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në seancat konstituive dhe se këtë çështje do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.