Nis seanca, Salih Mustafa i pari që del para gjykatësve të Speciales në Hagë

Prishtinë | 28 Sht 2020 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Ka filluar seanca gjyqësore ndaj ish-ushtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë.

Mustafa është arrestuar ditë më parë nga pjesëtarë të EULEX’it derisa është i pari person i akuzuar që është paraqitur para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Gjykata Speciale ka bërë publike në version të redaktuar aktakuzën për Salih Mustafën. Pos krimeve të tjera, ky ish-pjesëtar i UÇK-së, i vihet në barrë edhe akuza për vrasje.

Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se këto krime kanë ndodhur në fshatin Zllash, gjatë vitit 1999.

Ditë më parë pjesëtarë të EULEX-it kanë arrestuar në Prishtinë edhe udhëheqësit e organizatës së veteranëve, kryetarin e OVL-UÇK’së, Hysni Gucatin dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj.

Të ngjashme