Ka nisur ngjarja më e madhe e teknologjisë në Kosovë, konferenca “Software Freedom Kosova (Liria Softuerike e Kosovës)”, raporton Ekonomia Online.
Kjo konferencë do të jetë vendtakimi i njerëzve të interesuar në softuerin e lirë, të falsëve atraktiv vendor dhe të huaj, i punëtorive interesante dhe vend ku gjenerohen ide të reja.
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, tha se inovacioni dhe ekonomia digjitale do bëhen një identifikim i vërtetë i ekonomisë në Kosovëk, sipas tij ky identifikim ekonomik do jetë pikërisht gjenerata e re kosovare.
“Mirë se keni ardhur në Kosovë, ju të gjithë që sot keni ardhë nga vende të ndryshme të Evropës, jam i nderuar që ndihem në mesin tuaj për të promovuar diçka e cila është një mundësi e madhe për kosovarët dhe për gjeneratën e re që e kemi. Bota po ndryshon shumë shpejt, 5 vite më parë askush nga ne nuk e ka besuar që ne do të kemi makina elektrike dhe tami më kjo gjë nuk diskutohet. Shpersoj që kjo ngjarje do ta lidhë Kosovën më thellë me botën, por është mirë që bota të lidhet me talentët nga Kosova. Ne besojmë që inovacioni dhe ekonomia digjitale do bëhet një identifikim i vërtetë i ekonomisë në Kosovë, ne po lëvizim shpejt që të krijojmë një identitet ekonomik dhe shpresoj që identiteti ekonomik do të jetë gjenerata e re.”
Ndërsa zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Sami Zeka, tha se MZHE e sheh si prioritet fushën e zhvillimit tendenca, e që sipas tij Kosova ka pozicionin më të mirin në fushën e teknologjisë informative
“Ministria e Zhvillimit Ekonomik e sheh si prioritet, fushën e zhvillimit ekonomik që është një fushë ku tendenca është që të kyqet rrjeti i të rinjëve në këtë fushë që për koinçidencë flet shumë pozitivisht në aspektin e pjesës së eksportit të Kosovës, në fushën e teknologjisë informative ne kemi pozicionin ndoshta më të mirin për momentin, që kemi eksport në sferën e teknologjisë informative.
Sa i përket mbështetjes së MZHE-së, të gjitha këto lloj aktivitetesh që do sjellin një frymë të re me gjithë mbështetjen e partnerëve që i kanë përvojat më të zgjeruara në fushën e implementimit, gjegjësisht të softëar-ve të lirë në teknologjinë inofrmative, besoj që ato përvoja edhe në këtë konferencë do preken ato pikat kryesore.”
“Software Freedom Kosova” është organizuar nga FLOSSK-u, një organizatë joqeveritare që mbështet dhe promovon zhvillimin e teknologjive të hapura.
Konferenca e cila këtë vit ka mbushur 10 vjet do të zgjasë nga 04 deri më 07 prill. Konferenca është e ndarë në punëtori që zgjasin 10:00-15:00 dhe ligjëratat 17:00-21:00.