Nis takimi i Kurtit me ndihmëssekretarin e Shtetit

Prishtinë | 12 Kor 2025 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur takimi mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan.

Ky takim po mbahet në rezidencën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ku është organizuar një darkë pune nga e ngarkuara me punë në ambasadë, Anu Prattipati.

Pritet që në këtë takim të diskutohen zhvillimet aktuale politike në vend, raportet Kosovë-SHBA dhe dialogu me Serbinë.Vizita e Hanrahan në Kosovë shihet si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të administratës amerikane për të thelluar bashkëpunimin bilateral dhe për të shtyrë përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Të ngjashme