Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kroacisë dhe Sllovenisë, si dhe përfaqësuesit e lartë të BE-së u takuan rreth orës 18:00, me ç’rast ka nisur edhe takimi me dyer të mbyllura në kuadër të Samitit të Berlinit.
Samiti është organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, ku pritet të diskutohet edhe lidhur dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, transmeton Klan Kosova.
Të dy udhëheqësit shpresojnë të rifillojnë negociatat. Para konferencës, Macron tha se do të përqëndrohet në “stabilitetin e rajonit, me një fokus të veçantë në gjetjen e një rruge për të rifilluar dialogun midis Serbisë dhe Kosovës”.
Në këtë takim po marrin pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe homologu i këtij të fundit Edi Rama