Ka nisur takimi i presidentes Vjosa Osmani me liderët e partive politike në vend. Ky takim është thirrur për të caktuar datën e zgjedhje të përgjithshme, mirëpo në mbledhje nuk ka dalë asnjë përfaqësues i partisë në pushtet, raporton Ekonomia Online.
Në takim morën pjesë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, Partia Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Mimoza Kusari-Lila përfaqëson partinë Alternativa, ndërsa Faton Peci kryeson “listën GUXO”.
Ftesa e dërguar nga Presidenti për drejtuesit e partive parashikon se zgjedhjet do të mbahen nga data 26 janar deri më 16 shkurt 2025.
Pas takimit, Osmani paralajmëroi një konferencë për media.