Ka filluar takimi me liderët e partive politike i thirrur nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, në të cilën pritet të diskutohet për reformën zgjedhore.
Mirëpo, këtë takim e kanë refuzuar tri partitë opozitare, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.
Opozita ka thënë se kjo ftesë e presidentit Thaçi është e vonuar dhe si e tillë nuk ka asnjë rëndësi.
Ato përsërisin qëndrimin e tyre se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për situatën e krijuar në vend.
Në këtë takim nuk është parë as presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli.