Nis takimi Rama-Merkel

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur takimi kokë më kokë mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Kancelares gjermane Angela Merkel.

Takimi po mbahet në Berlin në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor.

Temë kryesore e diskutimit pritet të jetë e ardhmja evropiane e Shqipërisë, nëse vendi do duhet të “presë” apo nëse këtë qershor do të mund të hapë zyrtarisht negociatat me BE-në, shkruan lapsi.al, transmeton Klan Kosova.

Në një interviste para takimit për Top Channel, Rama deklaroi se “për sa na takon do të fokusohemi tek ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe padyshim tek domosdoshmëria për afirmuar se Shqipëria meriton të hedhë hapin e madh dhe të shumëpritur të negociatave për anëtarësim” tha ai duke shtuar se më shumë do të tregonte pas bisedës.

Të ngjashme