Njësia Speciale e Kosovës pas 13 ditësh qëndrimi ka filluar të largohet nga pika kufitare në Jarinjë.
Këta pjestarë kanë qëndruar për 13 ditë në Bërnjak dhe Jarinjë, pasi që serbët ishin duke protestuar dhe e kishin bllokuar qarkullimin duke vendosur kamionë më zhavorr, njofton Klankosova.tv.
Protestuesit serb kundërshtuan reciprocitetin për targat që ishte vendosur nga Qeveria e Kosovës.